
Sikurse ditët e tjera edhe e sotmja vjen me dy takime mjaft interesnte, ku në fushën e lojës do të zbresin Brazili, Kroacia, Japonia dhe Koreja e Jugut.
Gjithçka do të nisë në orën 16:00 kur Kroacia për në fazën çerekfinale gjen përballë Japoninë, në një sfidë që, Luka Modriç me shokët konsiderohën favoritë për të vazhduar rrugëtimin në Kupën e Botës. Japonia ka dëshmuar se nuk i trembet skuadrave “big” dhe ndaj kroatëve do të synojë surprizën.
Ora 20:00 është e gjitha e rezervuar për yjet brazilianë të cilët gjejnë Korenë e Jugut. Brazili mes shumë mungesash, por edhe rikthimin e Neymar kanë detyrim vetëm fitoren, pasi konsiderohen si një nga ekipet favorite për t’i shkuar deri në fund këtij trofeu.