Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Surprizë për Skukën, pas ndeshjes vjen ftesa nga Kombëtarja: Jam shumë i lumtur, erdhi si surprizë

Shkruar nga NEWSPORT
Surprizë për Skukën, pas ndeshjes vjen ftesa nga Kombëtarja:

Partizani mori një fitore që do të hyjë në historinë e klubit pasi është e para në shtëpinë e tyre. Në Kompleksin “Partizani”, heroi do të mbante emrin e Xhuliano Skukës i cili me dy golat e tij i dha fitoren të kuqve të cilët ngjiten në vendin e dytë pas Tiranës me kuotë të njëjtë pikësh, 22. Pas ndeshjes, për mikrofonat e Oversport, foli lojtari i ndeshjes, Skuka.

Sapo vjen ftesa e Rejës: Jam shumë i kënaqur. Ftesën më duket se ma bëri surprizë.

Goli – Ishte i vecantë, këtë gol ja kam bërë edhe Tiranës kur isha te Dinamo. Jam i lumtur për dy golat.

Penalltia – I thashë Hotit që dua ta gjuaj por më pas më tha “ok gjuaje”. Kishte kontakt. Unë nuk jam amator që të rrëzohem kot. Arbtri më tha që do ta shoh në VAR por ai nuk e ka parë.

Po e bëni me rradhë me Xhixhën, do i jepni ndonjë rast të tjerëve? – E mira ishte që të ndodhte kështu por ne kemi vendosur që të shënojmë sa më shumë gola. I uroj sa më shumë gola edhe Xhixhës. Ai e di që po vij edhe unë.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga