
Kategoria e Parë do të luajë një nga supersfidat e këtij sezonit. Dinamo-Skënderbeu do të përplasin “brirët” mes tyre në “Selman Stërmasi” duke nisur që nga ora 13:00.
Vetëm 4 pikë i ndajnë dy ekipet mes tyre, me blutë që janë lider, ndërsa korçarët ndjekin nga pas. Kjo përballje do të vendosë shumë edhe për ngjitjen e tyre në Superiore sezonin e ardhshëm.
Për këtë takim janë caktuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi, me FSHF-që i ka besuar këtë përballje Kreshnik Cjapi. “Newsport.al” ka mësuar gjithashtu edhe emrat e gjyqtarëve të tjerë që doo të jenë në ndihmë të kryesorit nga Tirana.
Emrat e Arbitrave:
Dinamo-Skënderbeu
Arbitër kryesor: Kreshnik Cjapi (Fier)
Asistent 1: Orgest Grabova (Fier)
Asistent 2: Ani Koçiaj (Tiranë)
Arbitër i 4: Albano Stolaj (Tiranë)