Luhen 45 minutat e para të takimit Tirana – Vllaznia. Rezultati aktual është 1-1, ndeshja e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë. Në “Air Albania” emocionet janë të shumta dhe spektakli i garantuar nga të dy tifozeritë. Mala për kqueblutë dhe Patrick për Tiranën ishin autorët e golave.
Në fundin e pjesës së parë të ndeshjes ishte Deliu që u prononcua për mikrofonin e Oversport, duke ndarë me tifozët emocionet e këtij takimi.
Prononcimi:
Deliu: Ndeshja ka shumë dyluftime, është një grricje e vogël ska gjë për t’u shqetësuar. Vllaznia ka lojtarë shumë me kualitet në mesin e fushës dhe normalisht do të ketë përplasje. Kërkojmë të vijojmë me këtë ritëm dhe shpresojmë që të gjejmë dhe golin e dytë.
Poll