
Xhulianio Skuka u prezantua te Partizani dhe tashmë do të luajë për llogaritë e të kuqve deri në fund të këtij sezoni. Sulmuesi dibran kalon në kryeqytet nga Metz në forma huazimi, teksa shton ëkshtu atlernativat për Orges Shehin.
Në fakt sulmi i demave është mbipopulluar me ardhjen e Skukës, pasi tashmë në këtë repart janë plot 5 lojtarë. Përveç Skukës janë edhe Bintsouka, Mba, Keko dhe Mensah. Njëri prej të 4-të do të sakrifikohet për t’i bërë vend ish-it të Korabit.
Gjasat janë që Cristian Mba të ndajë rrugët me kryeqytetasit. Për të ka oferta nga jashtë dhe duket se tashmë largimi duket i pashmangshëm. Drejtuesit pon punojnë fort që të marrin ofertën më të mirë për të dhe nga shitja e nigerianit të fitojnë minimalisht 180 mijë eurot e shpenzuara një vit më parë kur e blenë nga Trepca 89.