Thomas Strakosha është një nga pikat kyçe në kombëtaren shqiptare. Ish-gardiani i Lazios tashmë mban veshur fanelën e Brendfort në Angli. Aventura e tij në Premier League nuk po shkon siç duhet, pasi nuk ka arritur të marrë minutat e dëshiruara. Kjo ndikuar edhe nga dëmtimet që ka pësuar gjatyë kësaj periudhe.
Por kjo nuk e ka penguar Strakoshën që të japë një intervistë për mediat greke. Për “Sport24.gr”, 27-vjeçari është “zbërthyer”, teksa ka theksuar se mund të zgjidhte për të përfaësuar edhe Greqinë, por rrënjët shqiptare e sollën në Shqipëri.
Ndër të tjera ka theksuar se është një turp i madh për kuqezinjtë nëse nuk arrijntë të kualifikohen në Euro 2024, pasi kjo kombëtare ka talent brenda.
“Kur u nisa për në Itali isha 16 vjeç. E kisha si synim të largohesha nga Greqia dhe të luaja jashtë, sepse gjërat kishin filluar në mënyrë të tillë që nuk po shkonin mirë. Me fjalë të tjera, largimi në një moshë kaq të re më ndihmoi të piqesha, të mësoja të përballoja vetë në mjedise që nuk i njihja, që nuk i kisha mësuar.
Vend i huaj, gjuhë e huaj, mentalitet i huaj. Për shkak të moshës ishte e vështirë, sepse ndryshon tërësisht planin që kishe deri atëherë. Po mendoja se si do të ofroja dhe si do ta ndihmoja familjen time që të mos kishte më probleme, as financiarisht, as psikologjike. Kështu që qëllimi im ishte më i madh se vetë futbolli dhe kjo më motivoi dhe më shtyu të shkoja përpara dhe të mos mendoja për dështimin.
Është gjithmonë në mendjen tënde, por kur ke një qëllim dhe jep gjithçka, të paktën thua se u përpoqa. Kombëtarja? E dua, e vlerësoj dhe e respektoj Greqinë, por unë dhe prindërit e mi jemi nga Shqipëria dhe mendoj se është më e përshtatshme të luaj për Kombëtaren Shqiptare. Mund të zgjidhja edhe Greqinë, por unë dhe prindërit e mi i kemi rrënjët në Shqipëri. Dhe është mirë që në Kombëtare të jenë emrat më cilësorë që janë shqiptarë për të ndihmuar skuadrën që të fillojë të ndërtojë emrin e saj.
Mendoj se në vitin 2024 mund të jetë sërish në Europian sepse kemi një brez të ri me shumë talent, lojtarë shumë të mirë dhe me mentalitet europian. Ka shumë lojtarë që luajnë jashtë vendit. Të gjithë bashkë ia dalim prapë. Polonia është favorite e grupit, por ne duhet të jemi patjetër në vendin e dytë që të kalojmë më tej. Do të jetë turp nëse nuk do të shkojmë në Europian, ne kemi talent”, tha Strakosha