
Në Vlorë nuk mungojnë terrenet sportive, pasi për t'u stërvitur kanë në dispozicion fillimisht aneksin e stadiumit "Flamurtari", i cili ndodhet ngjitur me impiantin e ndeshjeve. Ndërsa fusha e dytë ku mund të kryejnë përgatitjet për takimin e radhës që do ta luajnë kundër Teutës, mund të kryhen edhe te fusha me bar artificial në vendin e quajtur "Pylli i Sodës".
Por, sot skuadra e udhëhequr nga Gugash Magani ka preferuar një tjetër vend për të kryer përgatitjet për takimin e radhës. Ata janë zhvendosur në fushën e Shkollës së Aviacionit në Vlorë, e cila nuk ka përmasat e duhura, megjithatë, vlonjatët janë "sajuar" për këtë seancë, e cila është zhvilluar në terren me bar natyral. Zgjedhje e çuditshme, por duket se bari natyral i ka tërhequr më shumë lojtarët për të bërë stërvitje.