Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Tifozëve u kam kërkuar sjellje sportive”, presidenti i Elbasanit tregon prapaskenën pas "tensioneve": Idrizi erdhi dhe na përgëzoi

Shkruar nga NEWSPORT
“Tifozëve u kam kërkuar sjellje sportive”, presidenti i
Presidenti i Elbasanit - Kujtim Llupa

Presidenti i Elbasanit, Kujtim Llupa, ishte i ftuar në panelin e emisionit “Mega Sport” në A2CNN, teksa i është përgjigjur pyetjeve rreth tensioneve që u shkaktuan në përballjen mes ekipit të tij dhe Flamurtarit në Vlorë.

Llupa ka treguar një tjetër version të kësaj historie, teksa u shpreh se presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi i kërkoi personalisht që t’u afrohet tifozëve për t’i përgëzuar.

"Për sa i përket pjesës së dytë të tifozëve, e kam thënë dhe në një studio tjetër që janë e vetmja tifozeri në Shqipëri që e mbështet ekipin si brenda dhe jashtë, por ia kam kërkuar zyrtarisht që sjellja të jetë brenda të gjithë kornizave sportive, jo antisportive.

Sa i përket ditës së djeshme di t’iu them vetëm kaq që pritja nga presidenca e Flamurtarit ishte shumë miqësore, por u agravua në fund të ndeshjes midis futbollistëve kur lojtarët e Flamurtarit dhe të ndonjë tjetri që nuk e di ekzaktësisht se kush ishte duke goditur lojtarët e mi të cilët u gjendën të papërgatitur.     

Pas ndeshjes dhe incidenteve, presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi më ka ftuar, më tha dua të vi te tifozët e tu t’i uroj për fitoren. Kemi shkuar bashkarisht tek tifozët tanë dhe i ka uruar pasi ndodhën shumë incidente. Ajo ishte një pjesë le të themi për të ulur pak situatën e agravuar. Dua ta ezauroj këtë pjesë pasi në Vlorë ndihem shumë i afër sepse të gjithë ish-lojtarët e Flamurtarit më kanë pritur dje pasi filloi ndeshja dhe pasi mbaroi ndeshja më kanë përkrahur dhe mohuar fitoren”.    

Poll

Lexo gjithashtu