Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ilir Daja është si Carlo Ancelotti”, gazetari sportiv i “shokuar” nga kryeqytetasit: Dinamo duhet të ishte 9 pikë mbi rivalët

Shkruar nga NEWSPORT
“Ilir Daja është si Carlo Ancelotti”, gazetari sportiv i
Carlo, Davide Ancelotti dhe Ilir Daja

Gazetari sportiv Gjergji Stefa, ka qenë i ftuar në panelin e emisionit “Mega Sport” në A2CNN. Sefa ka bërë një paralelizëm mes trajnerit Carlo Ancelotti dhe Ilir Dajës për familjarizimin në staf, ndërsa ka mbetur i “shokuar” prej ecurisë së dinamovitëve këtë sezon në Superiore:     

“Duke parë se kë kundërshtarë mundi në Conference League, ne menduam se Dinamo do bënte një kampionat të madh këtë sezon në Superiore. Dinamo sot duhet të ishte disa pikë para rivalëve.

Ky është fakt. Në kontekstin e prespektivës, mendonim skuadër e madhe. Presidenti, jo ndonjë njohës i mirë i futbollit, por arka plot. Ai paguan rrogat në datën 1 të çdo muaj. Drejtori sportiv, Pinari një jetë në futboll, gjithëandej.

Akademia funksionon shumë mirë. Morën trajnerin më të mirë shqiptar. Edhe kur humbet Daja, ne i themi: Ti je më i miri! Familjarisht në staf, sikurse Carlo Ancelotti te Real Madrid.

Kanë marrë Bernard Berishën, Dejvi Bregun, pra lojtar cilësor. Skuadra sot është 9 pikë nga vendi i parë. Duhet të ishte 9 pikë mbi vendin e parë. Janë 18-19 pikë larg objektivit”.

Poll

Lexo gjithashtu