Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Dinamo është si Liverpool”, Lirim Zalla nuk i “kursen” kryeqytetasit për krizën: Po lojtarët a janë profesionistë?!

Shkruar nga NEWSPORT
“Dinamo është si Liverpool”, Lirim Zalla nuk i
Lojtarët e Dinamos, stema e Liverpool dhe Lirim Zalla

Analisti Lirim Zalla, është i ftuar i zakonshëm në panelin e emisionit sportiv “Skaner” në MCN. Ndër temat e trajtuara, ishte edhe Dinamo, forma e dobët që po përjetojnë “blutë” e kryeqytetit, madje duke bërë një paralelizëm:   

“Kam qenë mbështetësi numër një për lojën që bënte Dinamo. E ka humbur edhe këtë. Nuk është më loja e Dinamos kjo. Nga janari deri tani kanë shumë probleme. Tani, pyetja është:

Cilat janë problemet? Unë shikojë nga jashtë dhe mundohem të gjejë me mendjen time. Të thuash që i ka fajet 100% trajneri, nuk e thua dot. Po këta lojtarët, a janë profesionistë këta?! Sapo shoh Dinamon tani, më kujtohet Liverpooli.

Ekipi anglez shpenzojë 600 milionë euro dhe është në vendin e 5-të. E njëjta gjë edhe me Dinamon. Kryeqytetasit edhe nëse kapin Final Four, janë shumë larg për të fituar titullin. Dinamo nuk po prodhon lojë, nuk ështe vetëm krizë rezultatesh”.

Poll

Lexo gjithashtu