Teuta
Teuta triumfoi dje në transfertë përballë Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 0-1.
Një duel që duket se ka motivuar në maksimum kampin e durrsakëve. Kjo gjë shihet edhe në postimin e fundit të bërë nga sulmuesi i “Djemve të Detit”, Klejdi Daci.
“Duhet të rritemi më shumë, duhet të jemi më shumë”, shkruan Daci në rrjetet sociale. Kujtojmë se Teuta mban vendin e 6-të me 37 pikë, 6 të tilla larg “Final Four”.
Postimi i Klejdi Dacit
Poll
