Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Urgjencat në sulm vazhdojnë te Tirana, bardheblutë rrezikojnë të mbetet pa dy “asët nën mëngë” ndaj Vorës

Shkruar nga NEWSPORT
Urgjencat në sulm vazhdojnë te Tirana, bardheblutë
Tirana

Përballja me Vorën e gjen Tiranën në një moment të vështirë me dëmtimet. Edhe pse bardheblutë kaluan “sprovën” e parë ndaj Bylisit në javën e 28-të, kryeqytetasit janë në kërkim të pikëve të radhës për të shpresuar qëndrimin në Superiore, mirëpo mungesa e lojtarëve ka penalizuar ecurinë e grupit në performancat në fushë.

Këtë herë, për trajnerin Orges Shehi ekzistojnë dy “shqetësime” të tjera që prekin pikërisht repartin më “problematik” këtë edicion sa i përket dëmtimeve. Bëhet fjalë për Redon Xhixhën dhe Sergio Tabekou, të cilët janë në dyshime serioze për të marrë pjesë në ndeshjen direkte me vorakët. 

Situata e tyre do të vlerësohet gjatë javës, por indiciet e para thonë që për dy sulmuesit do të jetë një “garë me kohën” për t’i parë në duelin e javës së 29-të të Abissnet Superiore.  

Poll

Lexo gjithashtu