
Shqipëria di të luajë futboll të mirë edhe kur nuk fiton. Janë mbyllur ndeshjet e para në çdo grup të Francë 2016 dhe kuqezinjtë kanë humbur në debutimin e tyre 1-0 me Zvicrën. Megjithatë, ndeshja ishte relativisht e mirë dhe këtë e konfirmojnë statistikat. Madje, Shqipëria ka tregues shumës më të mirë se edhe kombëtaret me emër të kompeticionit. Portieri Etrit Berisha është në vend të dytë me 6 pritje shpëtimtare, 1 më pa se portieri i Ukrainës, Pjatov. Të njëjtin numër pritjesh vendimtare me “gardianin” kuqezi ka edhe portieri i Turqisë, Babaxhan. Ajo që sjell më shumë optimizëm para ndeshjes me Francëm lidhet me pasimet e sakta të kombëtares sonë, që regjistron 365 pasime të sakta nga 414 gjithësej. Të dhëna premtuese për kuqezinjtë, të cilët sot luajnë aktin e dytë në Marsejë dhe statistikat, edhe pse nuk janë gjithçka, japin shpresë për të diçka pozitive.