Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

8 shqiptarë të grumbulluar, Maqedonia e Veriut publikon listën për ndeshjen e “play-off” të Botërorit 2026

Shkruar nga NEWSPORT
8 shqiptarë të grumbulluar, Maqedonia e Veriut publikon listën
Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar, për ndeshjen e “play-off” të Botërorit 2026. Përfaqësuesja ballkanase do të përballet me Danimarkën në transfertë, më 26 mars.

Ndërkohë që trajneri Goce Sedloski ka vendosur edhe për lojtarët që do të jenë pjesë e skuadrës së drejtuar nga ai për këtë duel të rëndësishëm.

Ajo çka bie në sy, është se në listën e Maqedonisë së Veriut, nuk janë pak, por plotë 8 futbollistë me origjinë shqiptare.

Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Imran Fetai, Egzon Bejtullai, Reshat Ramadani, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili, janë lojtarët shqiptarë, të cilët do të luftojnë për kualifikim e Maqedonisë së Veriut në Kupën e Botës.

Më poshtë do të njiheni me listën e plotë:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Football Federation-Macedonia (@ffmacedonia)

Poll

Lexo gjithashtu