Kroacia është një nga mundësitë më të mira për futbollistët ballkanas për t’u katapultuar në tregun europian të futbollit. Shumë futbollistë shqiptarë e kanë provuar këtë rrugë për të arritur më pas në maja të larta. Së fundmi Bekim Balaj dhe Odise Roshi lanë Rijekën për t’u transferuar në Rusi tek skuadra e Terek Groznit, ndërkohë që pak muaj më parë Sokol Cikalleshi la RNK Splitin për tu transferuar në Turqi tek skuadra e Baksehirsporit. Në rradhë për të bërë trajektore të ngjashme janë edhe shtatë futbollistë të tjerë shqiptarë. Elis Bakaj la Tiranën për të firmosur për RNK Splitin aty ku ka gjetur ish futbollistin e Partizanit Amir Rrahmani që tani mban dhe shiritin e kapitenit. Një tjetër shqiptar, Ardit Deliu, luan në rradhët e skuadrës nga Spliti për ta çuar në tre numrin e kuqezinjve në qytetin bregdetar. Hysen Memolla është futbollisti i fundit që firmosi në Kroaci për skuadrën e Hajdukut, një lëvizje mjaft interesante që premton shumë për vetë lojtarin por dhe për Kombëtaren e Shqipërisë. Në Zagreb janë tre futbollistë që ofrojnë shumë për të ardhmen. Endri Çekiçi, Eros Grezda dhe Herdi Prenga janë tre premtimet e mëdha të Lokomotivës, lojtarë të cilët shumë shpejt mund ti shohim tek Dinamo e Zagrebit dhe jo shumë larg më pas në ndonjë super skuadër në Europë. Në pritje janë shtatë futbollistë
Elis Bakaj (RNK Split)
Amir Rrahmani (RNK Split)
Ardit Deliu (RNK Split)
Hysen Memolla (Hajduk Split)
Endri Çekiçi (Lokomotiva Zagreb)
Eros Grezda (Lokomotiva Zagreb)
Herdi Prenga (Lokomotiva Zagreb)