Fabio Hyseni është futbollisti më i ri i Partizanit. Sulmuesi 16-vjeçar ka spikatur këtë sezon me Partizanin U17, duke fituar besimin e drejtuesve dhe firmosur sot me ekipin A.
Prezantimi i Hysenit është bërë nga drejtori sportiv Agim Ibraimi. Ndërsa vetë futbollisti ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029.
Fabio Hyseni ra në sy me paraqitjet e tij përgjatë këtij sezoni. Shpeshherë kemi parë që golat e tij të bëhen “viral” në rrjet, duke treguar që “armët” e tij të forta janë shpejtësia dhe driblimi, pa lënë pas edhe goditjen “vrastare”.
NJOFTIMI:
FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fabio Hyseni. Sulmuesi i talentuar kontigjent i ekipit tonë U-17, tashmë zyrtarisht është pjesë e organikës së ekipit të parë.
16 vjeçari Hyseni një tjetër talent i Akademisë së Futbollit Partizani ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare dhe është prezantuar në ambjentet e klubit nga drejtori sportiv Agim Ibraimi. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në politikën e klubit për promovimin e talenteve.
