Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Juventus nuk përfiton nga "dhurata" e Milanit, bardhezinjtë mbajnë të hapur garën për zonën Champions

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Juventus nuk përfiton nga "dhurata" e Milanit,
Juventus - Verona

Juventus është ndalur në barazimin 1-1 përballë Veronës, në kuadër të javës së 35-të në Serie A. Bardhezinjtë dalin vetëm me një pikë nga kjo përballje duke iu falur golit të Vlahovic në pjesën e dytë.

Fillimisht ishte Bowie që shënoi në fraksionin e parë në minutën e 34-të, përpara se sulmuesi serb të kthente baraspeshën në të 62-tën minutë. Në këtë sfidë pati minuta dhe për sulmuesin e Kosovës, Edon Zhegrova, i cili nuk ia doli të linte gjurmën e tij për skuadrën e Luciano Spalletit.

Me këtë rezultat, "Zonja e Vjetër" nuk shfrytëzon hapin fals të Milanit që u mposht nga Sassuolo më herët, duke mbajtur vendin e 4-të me 65 pikë dhe që mban akoma të hapur garën për zonën Champions pasi Como dhe Roma janë aty duke i ndjekur pas. Në anën tjetër, Verona qëndron në vendin e 19-të me 20 pikë. 

Juventus 1-1 Verona (Vlahovic 62'/ Bowie 34')

GOLAT: 

Goli i Bowie (Juventus 0-1 Verona)

Goli i Vlahovic (Juventus 1-1 Verona)

Poll

Lexo gjithashtu