Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SPECIALE/ 10 arsye pse Shqipëria fiton sot në Poloni

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ 10 arsye pse Shqipëria fiton sot në Poloni

Shqipëria do të luajë sot kundër Polonisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin e Varshavës, ndërsa atmosfera është mjaft pozitive në kampin kuqezi.

Edhe pse në letër është e vështirë, Newsport.al ka analizuar shkurtimisht takimin duke evidentuar 10 arsye pse Kombëtarja jonë kthehet nga Polonia me pikë.

10 ARSYE PSE SHQIPËRIA FITON SOT NË POLONI:

- Trajneri Sylvinho ka rikthyer atë që mungonte prej kohësh te lojtarët tanë, besimin.

- Ndryshe prej 2 vitesh, do të luajmë me një skemë që përkon mirë dhe me futbollistët në dispozicion.

- Presioni është në anën e polakëve, prej humbjes së pësuar ndaj çekëve.

- Prezenca e “Tifozëve Kuqezi” është një arsye e fortë për të triumfuar.

- Në krye të skuadrës është emëruar një trajner si Sylvinho që e njeh mirë futbollin modern.

- Kemi në ekip dy anësorë potentë si Myrto Uzuni dhe Jasir Asani që mund të rrezikojnë në çdo moment kundërshtarin.

- Presidenti Duka është gjithmonë pranë skuadrës dhe në ndeshje të rëndësishme ka treguar se është i gatshëm të japë premio.

- Është momenti i duhur për të treguar se kartonët e milionëve të lojtarëve të shpërndarë në Europë vlejnë edhe në kombëtaren shqiptare.

- Kemi në skuadër një yll si Kristjan Asllani që mund të prodhojë nga hiçi aksione të rrezikshme.

- Kualiteti është prezent edhe në pankinë, jo vetëm në fushë. Pra, trajneri Sylvinho ka luksin të zgjedhë më të mirët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga