Në orën 20:45 do të jetë rradha e Spanjës të luajë takimin e parë eleminator të Euro 2024. Përballë do të kenë një ekip të fortë si kombëtarja e Norvegjisë. Në “La Rosaleda” të Malagas do të debutojë në stolin e “La Roja” Luis de la Fuente.
Spanjollët vijnë pas një botërori zhgënjyes në Katar ku u eleminuan me penallti nga Maroko, çka solli largimin e trajnerit Luis Enrike.
Formacionet Zyrtare:
Spanja (4-2-3-1): Kepa; Carvajal; Nacho; Laporte; Balde; Rodri; Merino; Gavi; Iago Aspas; Olmo; Morata. Trajner: Luis de la Fuente
Norvegjia (4-3-3): Nyland; Pedersen; Strandberg; Ostigard; Meling; Odegaard; Berg; Aursnes; Berge; Sorioth; Elyounoussi. Trajner: Stale Solbakken