Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Tare si Maldini te Milani, por për keq! Drejtori sportiv bëhet “kurban” për shkak të zgjedhjeve të gabuara

Shkruar nga NEWSPORT
Tare si Maldini te Milani, por për keq! Drejtori sportiv bëhet
Igli Tare - Logoja e Milanit - Paolo Maldini

Largimi i Igli Tares nga Milani tashmë është formalitet, pasi pak orë më parë u njoftua që marrëdhënia mes tij dhe klubit do të shkëputet në fund të këtij sezoni, pas vetëm një sezoni të tij në postin e drejtorit sportiv.

Pavarësisht se e nisi me shumë pritshmëri në klubin e tij të zemrës, fusha ka treguar diçka tjetër nga ajo çfarë Tare priste të bënte, duke i besuar shumë instikteve të tij për investime të zgjuara, pasi zgjodhi t’i besojë stolin një emri si Max Allegri, trajner i konfirmuar dhe që e njeh mirë identitetin dhe historinë e emrit që mbart vetë Milani.

Ardon Jashari, Samuele Ricci, Pervis Estupinian, Adrien Rabiot, Kristofer Nkunku, Fullkrug, Modric, janë disa prej zgjedhjeve të shqiptarit, por vetëm një dy mesfushorët, Rabiot dhe veterani kroat ia kanë dalë të mbartin mbi supe këtë rrugëtim dhe objektivin parimor që ishte dhe mbetet kualifikimi në zonën Champions.

Edhe pse krahasimi mund të ngjajë disi i pavend, kjo dhe për shkak të emrit apo dhe cilësisë, duket se Tare ndan të njëjtin “epilog” me legjendarin Paolo Maldini, i cili u shkarkua nga të njëjtët pronarë pasi i kushtoi të gjithë vëmendjen e merkatos emrave që nuk bindën, si De Ketelaere, Malick Thiaw, Divock Origi, Junior Messias dhe Alessandro Florenzi. Këto lojtarë të blerë në sezonin e tij të fundit si drejtues.

Aktualisht, Milani mban vendin e katërt në Serie A dhe do të luajë shanset e fundit në dy ndeshjet e mbetura të kampionatit, për të mos marrë të njëjtën “faturë” dështimi si në edicionin e kaluar. E në rast se përsëritet po e njëjti fat “fotokopje”, askush nuk do t’i shpëtonte furtunës së revolucionit kuqezi, si nga stafi teknik, po ashtu dhe tek lojtarët që do të sakrifikohen.

Poll

Lexo gjithashtu