Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E KRYER/ Milan nuk pret përfundimin e sezonit, klubi vendos për fatin e Igli Tares

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Milan nuk pret përfundimin e sezonit, klubi vendos për fatin
Igli Tare

Igli Tare do të ndajë rrugët me Milanin në fund të këtij sezoni. Drejtori sportiv është njoftuar nga klubi për vendimin e formës së prerë dhe do të largohet nga kuqezinjtë, kur gjithçka të ezaurohet me përfundimin e sezonit të rregullt.

Është vetë gazetari i njohur, Fabrizio Romano që shkruan se mes palëve raporti ka arritur në “pikën e fundit”, ndërsa priten vetëm hapat formalë për të zyrtarizuar dhe “divorcin”.

Lidhur me pasuesin e Tares, tek Milani po studiojnë mundësinë për të afruar në këtë post Tony D’Amicon e Atalantës, teksa nuk përjashtohet as Fabio Paratici, një emër ky i diskutuar përpara se të arrihej tek firma me shqiptarin.

Poll

Lexo gjithashtu