Kategoria e Parë do zhvillojë sot sfidat play-off dhe play-out. Në 15:00 në "Selman Stërmasi" do luhet dueli mes Dinamos dhe Korabit, me sfidën që vlen për kreun e grupit A të së Parës. Dinamo kryeson me dy pikë më shumë, teksa dibranët kanë shansin e artë edhe pse në transfertë. Ndeshja luhet në stadiumin "Selman Stërmasi".
Tre ndeshje nga fundi, Dinamo duket me pranë se kurrë elitës, me "Nëndetësen" që ka afro 10 vite që "lundron" në ujëra të turbullta. Ndeshja e sotme mes Dinamos dhe Korabit është deçizive, teksa nga ana tjetër një barazim mes tyre do bënte që Burreli ndjekës të përfitonte me një fitore të mundshme me Vorës.
Sot - 15:00
Dinamo - Korabi
Burreli - Vora

Poll