
Erzeni – Skënderbeu u mbyll me fitoren e korçarëve me shifrat 3-0. Një ndeshje e luftuar mes dy ekipeve që në fund “dhemb” te shijakasit.
Pas sfidës foli trajneri i Erzenit, i cili ishte i mërzitur dhe i zhgënjyer me rezultatin. Ndër të tjera theksoi se kundërshtari e meritoi fitoren.
Humbja? Në kishim marrë pësipër të fitonim ndeshjet. Synomin vetëm 3 pikëve. Brenda 5-6 minutave pësuam 2 gola shumë të shpejtë dh ekjo ndryshoi rrjedhën e lojës. Ne kishim rastin me penalltinë për të ndryshuar rezultatin, por kjo nuk ndodhi. Kur humb 3-0 nuk ke çfarë thua, Skënderbeu e meritoi fitoren.
Zëvendësimi që në minutën e 20-të, çfarë nuk shkoi? Nuk e kam përjetuar ndonjëherë të pësoja 2 gola për kaq pak minuta. Psikologjia e lojtarë u rëndua dhe mendova se duhet të ndryshoja diçka në sistemin duke dalë me 2 sulmues të deklaruar.
Ndryshimi i sistemeve dhe lojtarëve? Ne provuam dhe kishim disa raste. E di se nuk do të ndryshonin lojën, porn a ndihmonin shumë në vazhdim. Kjo skuadër duhet të punojë të rritet psikologjikisht, pasi kualitetet i kemi dhe duhet të luftojmë shumë për ndeshjet e ardhshme".