Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kukësi shpërfill trajnerin kampion, Skënder Gega në krye të verilindorëve

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi shpërfill trajnerin kampion, Skënder Gega në krye

Ernest Gjoka nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Megjithëse arriti të shpallej kampion, skuadra verilindore nuk do t'i besohet teknikut kryeqytetas për sezonin e ri. Mësohet se drejtuesit e Kukësit kanë pasur sot një takim me ish-trajnerin e Shpresave, Skënder Gegën, me të cilin është arritur parimisht akordi dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Nga klubi verilindor nuk ka ende nuk një konfirmim zyrtar, megjithatë në orët e ardhshme pritet të hidhet e "zeza mbi të bardhë" mes palëve.

Presidenti Safet Gjici pati deklaruar se Ernest Gjoka do të ishte ai që do drejtonte ekipin edhe në sezonin e ri, megjithatë gjithçka ka ndryshuar dhe është Skënder Gega që merr përsipër të drejtojë kampionët e Shqipërisë.

Kujtojmë që Ernest Gjoka mori postin e trajnerit në skuadrën e Kukësit në fillim të merkatos së vjetshme verore. Trajneri kryeqytetas bëri gjithçka mirë duke arritur të fitojë për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar titullin kampion me ekipin verilindor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga