Emocione të forta kanë përjetuar mbrëmjen e djeshme tifozët e Fenerbahces në Stamboll, kjo me rastin e mbërritjes së N’Golo Kante. Mesfushori francez me famë botërore i bashkohet Fenerbahcen, pas transferimit nga klubi saudit Al Ittihad.
Ai mbërriti në aeroportin “Sabiha Gokcen” me një avion privat nga Arabia Saudite, nën shoqërinë e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fenerbahces.
Mijëra tifozë ishin mbledhur në dalje të aeroportit për të përshëndetur yllin francez, me flakadanë, brohoritje dhe këngë. Teksa u morën masa të shtuara sigurie nga autoritetet për shkak të interesit të lartë.
Në videot e bëra publike në rrjetet sociale duket se disa prej tifozëve u ngjitën nëpër pemë dhe shtylla “për të pasur një pamje më të mirë”. Teksa dhjetra të tjerë ishin pranë futbollistit duke bërë foto dhe duke u përshëndetur me të.
Klubi i Fenerbahces konfirmoi se negociatat u mbyllën me sukses dhe është arritur një marrëveshje 2.5-vjeçare me mesfushorin francez.
Yeni transferimiz N’Golo Kanté’yi, Sabiha Gökçen Havalimanı’nda binlerce taraftarımızın katılımıyla, Fenerbahçe’ye yakışır bir coşku ile karşıladık.
— Genç Fenerbahçeliler (@gencfborg) February 4, 2026
Bu organizasyonun bir parçası olarak havalimanında yer alan, uzak–yakın demeden yollara düşerek bu tarihi ana tanıklık eden,… pic.twitter.com/7M16RIKCA2
