Çdo javë po na afron akoma më shumë me fundin e sezonit aktualë dhe tashmë shumë ekipe pavarësisht se kanë edhe shumë ndeshje për të zhvilluar kanë nisur të mendojnë për merkaton e ardhshme.
Kështu Barcelona do të lejojë shitjen e 3 futbollistëve në verë. Për 3 lojtarë katalanasit do të presin ofertat më tunduese për t’i lënë të lirë. Dhe bëhet fjalë pikërisht për Jules Kounde, Dani Olmo dhe Raphinha, të cilët siç dihet janë të padiskutueshëm te ekipi i Barçës.
Por falë paraqitjeve të tyre, klubi synon dhe është i bindur se mund të fitojë shuma të mëdha financiare nga shitja e tyre. 3 lider të formacionit të Hansi Flick mund të largohen dhe kjo e gjitha nga nevoja e klubit për të stabilizuar llogaritë financiare për merkaton e verës dhe për të qenë sa më “Fair – Play”.
