Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Vitrina” e futbollit shqiptar, 180 minuta “zjarri” në Superiore mes Tiranës, Partizanit dhe Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
“Vitrina” e futbollit shqiptar, 180 minuta “zjarri”
Partizani - Dinamo - Tirana/ Fotomontazh

“Vitrina” e futbollit shqiptar padiskutim janë derbet e kryeqytetit. Fatmirësisht kemi mundësinë të përjetojmë 3 të tillë në çdo fazë të kampionatit.

Kjo pasi  kemi 3 ekipe nga kryeqyteti që kërkojnë të vendosin “diktatin” e tyre në Superiore. Si për ironi të fatit, 2 prej të cilëve do të kemi mundësi t’i shijojmë brenda 8 ditëve.

Kjo pasi fillimisht do të luhet derbi Tirana – Dinamo. Saktësisht ditën e shtunë ekipet do të sfidohen mes tyre në “Selman Stërmasi” në orën 13:30, duel i vlefshëm për javën e 23-të.

Ndërkohë pas 7 ditësh, me 15 shkurt do të mund të shijojmë emocionet e derbit të madh, Partizani – Tirana, takim që do të luhet në “Air Albania” në orën 19:00 dhe që është i vlefshëm për javën e 24-të të Superiores.

Dy derbe që gjejnë ekipet në situata krejt të kundërta në këtë sezon. Tirana e Ardian Nuhiut lufton për të mbijetuar në elitë, teksa rezultatet e sfidave të fundit në kampionat kanë sjellë shumë shpresë.

Ndërkohë nga krahu tjetër Partizani do të luftojë deri në fund për të siguruar një vend në “Final – Four”. Kjo do t’i jepte padiskutim mundësinë Oltijon Kërnasë për të tentuar trofeun deri në fund.

Dhe në fund Dinamo, por jo më pak e rëndësishmja. Aktualisht “djemtë” e Ilir Dajës ndodhen në vendin e 4-të në klasifikim dhe luftën do të bëjnë deri në fund për titullin, teksa rezultatet e ndeshjeve të fundit “lënë” shumë për të dëshiruar.

180 minuta “zjarri” që do të “paralizojnë” Superioren dhe futbollin shqiptar. Cila prej 3 skuadrave do t’ia dalë mbanë të sigurojë rezultat pozitiv, i cili në ndeshje të një niveli të tillë vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenari dhe prestigj dhe ku ekipet synojnë të “pushtojnë” kryeqytetin.

Poll

Lexo gjithashtu