Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skandali / Shteti lë pa ilaçe opinionistin Gëzim Sinemati

Shkruar nga NEWSPORT

Është i njohur në botën e sportit me komentet e tij të ndryshme, duke qenë se është opinionist i përhershëm në “Procesin Sportiv” pranë “Top Channel”, por Gëzim Sinemati nuk ia ka mirë punët me shëndetin. Jo vetëm për faktin se ai vuan nga një sëmundje e rrallë, por se shteti prej dy muajsh i ka hequr dhe të drejtën e rimbursimit të ilaçeve.

[caption id="attachment_10566" align="alignleft" width="300"]Kryeministri Edi Rama duke vizituar ambienet e QSUT Kryeministri Edi Rama duke vizituar ambienet e QSUT[/caption]

“Mapo.al” zbulon të vërtetën lidhur me opinionistin e mirënjohur, ndërsa sëmundja mund të agravojë dhe t’i prekë indin kockor, duke ia shkatërruar atë. Sëmundja e rrallë quhet “Soriazis”, e cila kurohet, por medikamenti bazë për kundërveprim është “Etanercept”, që jepet në formë injeksioni (shiringë), nuk është në depot e farmacive tona. E si për pasojë Sinemati tashmë e ka ndërprerë mjekimin prej dy muajsh në repartin e dermatologjisë në QSUT.

Medikamenti “Etanercept” ka një kosto prej 30 mijë lekësh të reja për një flakon, çka do të thotë se duhet të rimbursohet nga shteti. Nëse mungon ky medikament, sëmundja agravon. Sipas burimeve në QSUT, ky medikament jepej pa pagesë për të prekurit me “Soriazis”, por tashmë nuk ka furnizim dhe se nuk dihet nëse në të ardhmen do të jepet me rimbursim apo pa rimbursim. Që do të thotë se opinionisti Sinemati duhet të presë shtetin, ose duhet të marrë vetë situatën në kontroll për të pasur shëndet të plotë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga