Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Skandal/ Akuzohet për ngacmim seksual të futbollisteve, klubi europian pezullon trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
Skandal/ Akuzohet për ngacmim seksual të futbollisteve, klubi europian

Klubi portugez i futbollit, Famalicao ka njoftuar se trajneri i ekipit të femrave, Miguel Afonso (40 vjeç) është pezulluar nga të gjitha funksionet për shkak se është nën hetim për ngacmim seksual.

Tekniku u emërua këtë muaj te ekipi portugez, teksa më herët ka qenë trajner te Rio Ave, po për ekipin e femrave. Pikërisht akuzat kanë ardhur nga ish-futbollistet e tij dhe konkretisht nga denoncuesja që u njoh si Maria.

Mesazhe erotike, kërkim foto ose video me pullë të kuqe dhe fjalë të pahijshme në mesazhe, këto janë akuzat që Publico ka renditur për trajnerin.

Në një deklaratë, Rio Ave pranoi se kishte qenë "në dijeni të disa komenteve rrethanore të raportuara nga lojtaret në lidhje me qasjet e supozuara të papërshtatshme nga trajneri", por Rio Ave tha se nuk ndërmori asnjë masë sepse “trajneri mohoi situata të tilla dhe me kërkesë të sportisteve, çështja nuk u ndoq”.

Nga ana tjetër Famalicão tha se "duke pasur parasysh" raportin e publikuar nga gazeta Público, po pezullonte trajnerin Miguel Afonso "derisa të konstatohet e vërteta e fakteve". Klubi tha se po e vinte veten në "dispozicion total të të gjitha palëve të përfshira dhe autoriteteve kompetente për të ndihmuar në daljen e së vërtetës".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga