Erald Maksuti ishte largimi i parë zyrtar nga Flamurtari. Sulmues 21-vjeçar ka nisur aventurën e re në Rusi me Akhmat Grozny, me klubin vlonjat që përfitoi plotë 700 mijë euro nga kjo shitje.
Së fundmi, ka ardhur reagimi i parë edhe nga vetë futbollisti. Maksuti ka falenderuar të gjithë qytetarët e Vlorës dhe dhe “familjen” e Flamurtarit, duke theksuar mirënjohjen e veçantë për Sinan Idrizin.
POSTIMI I ERALD MAKSUTIT:
Të dashur tifozë vlonjatë, qytetarë të Vlorës dhe familja e madhe e Flamurtarit. Pas një viti të mbushur me emocione, sakrifica dhe kujtime të paharrueshme, dua t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj kohe me fanellën e Flamurtarit.
Ka qenë nder dhe krenari për mua të jem pjesë e këtij klubi me histori kaq të madhe dhe të luaj përpara tifozëve që e duan ekipin pa kushte. Në çdo ndeshje, në çdo moment të vështirë apo të bukur, ju keni qenë forca jonë më e madhe. Vlora dhe Flamurtari nuk janë thjesht një ekip futbolli, janë pasion, zemër dhe krenari. Këtë e kam ndjerë çdo ditë që kam qenë pjesë e këtij qyteti dhe do ta mbaj gjithmonë me respekt në zemër.
Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë shkon për presidentin Sinan Idrizi, për besimin, respektin dhe mbështetjen që më ka dhënë mua gjatë kësaj periudhe dhe qe me dha mundesine per te shfaqur veten. Faleminderit për dashurinë, respektin dhe përkrahjen tuaj. Ju uroj suksese Flamurtarit dhe shpresoj që ky klub të rikthehet aty ku e meriton, në majat e futbollit shqiptar.
