
Kukësi ka nisur nga dita e hënë përgatitjet për javën e 21-të të kampionatit, takim që verilindorët do luajnë në shtëpi ditën e shtunë ndaj Laçit, në orën 14:00.
Ndërkohë që deri dje ishin Ylli Shameti dhe Albi Alla mungesa të sigurta, së fundmi është shtuar mundësia që dhe Zderiç të mos zbresë në fushë, kjo për shkak se është dëmtuar nga Kale gjatë seancës stërvitore.
Trajneri Pete Pacult sigurisht që ka përgëzuar ekipin për fitoren që kanë regjistruar ndaj Partizanit, por nuk e ka lënë me kaq. Si gjithmonë edhe këtë herë suksesin e kampionëve e ka shoqëruar me kritika, kjo sa i përket repartit të mbrojtjes.
Tekinku ka kërkuar nga përgjegjësit e ketij reparti, por jo vetëm, të kenë më shumë kujdes, pasi sipas Pacult kjo është pika e dobët e skuadrës e cila pëson golin në momentin më të mirë, gjë e cila duhet evituar në takimet e radhës.