Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shqipëria shkon në Pragë për 3 pikët, "fatet" e ndeshjes në "duart" e arbitrit anglez

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria shkon në Pragë për 3 pikët, "fatet"

Shqipëria do të përballet në transfertë përballë Çekisë më 7 shtator. Një ndeshje mjaft e rëndësishme, por sigurisht dhe një transfertë e vështirë.

Për këtë sfidë të rëndësishme gjithashtu është caktuar dhe njeriu që do të vërë drejtësi. Bëhet fjalë për arbitrin anglez, Anthony Taylor. Një emër i madh për arbitrim europian, por kryesisht atë anglez.

Kujtojmë që 44-vjeçari ishte arbitri kryesor i finales së Europa League në sezonin e shkuar, ku Roma u ndesh me Sevillan. Një arbitër me përvojë, por që ka patur raste që është konstatuar nga moviola.

Teksa asistentët e Taylor janë: Gari Beswick dhe Lee Betts, ndërsa arbitër i katërt është Craig Pawson.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga