
Si të mos mjaftonte mungesa e Berat Gjimshitit në ndeshjen e Kombëtares me Poloninë, tjetër hall mund t’i shtohet trajnerit Sylvinho. Bëhet fjalë sërish për repartin e mbrojtjes. Ardian Ismajli ka lënë sot fushën e lojës i dëmtuar.
Në minutën e 79-të të sfidës, ai është detyruar të largohet teksa ishte titullar në takimin mes Empolit dhe Atalantës. Qendërmbrojtësi kuqezi ka dalë në cep të fushës duke marrë ndihmën e mjekëve, ndërsa shihej teksa i shpjegonte se kishte një problem në anën e brendshme të kofshës.
Tashmë priten ekzaminimet e detajuara për të parë nëse dëmtimi ka qenë i lehtë apo Ismajli do t’i mungojë kuqezinjve pas 10 ditësh në Varshavë.
Poll