Shkodran Mustafi me golin e tij të shënuar për skuadrën e Gjermanisë bën të flitet më shumë për emrin e Shqipërisë atje. Deklarata vjen nga Ministri i Jashtëm gjerman në konferencën që kreu me homologun shqiptar Bushati ditëne sotme. Takimi kryhej për të diskutuar çështje të nxehta siç është ajo e reformës në Drejtësi po vëmdendja që ka marrë futbolli këto ditë është e pashmangshme.
“Më duhet të pranoj se që prej golit të parë të shënuar për skuadrën kombëtare të futbollit të Shkodran Mustafit, interesi për Shqipërinë është rritur ndjeshëm në Gjermani”, tha ai.
Rolin e rëndësishëm të futbollit në përcjelljen e imkazhit të Shqipërisë në botë e theksoi edhe Ministri jonë i jashtëm Ditmir Bushati.
Poll