Patrick është një mungesë e madhe e Tiranës për pjesën e mbetur të sezonit. Braziliani u afrua në merkaton e verës dhe deri tani ka shënaur 6 gola e 4 asiste në 22 ndeshje me fanelën bardheblu. Dëmtimi në gju prishi të gjitha planet e lojtarit dhe klubit me 24 vjeçarin që u detyrua të bëjë një operacion që sipas të gjitha gjasave i ka mbyllur sezonin lojtarit.
Mirëpo, Patrick nuk dëshiron të dorëzohet. Sulmuesi ka ndarë një foto në rrjete sociale ku tregon gjendjen e tij aktuale të gjurit të djathtë, pas operacionit. “Vazhdoj e luftoj”, është mbishkrimi në foto me lojtarin që synon të bëjë të pamundurën për t’i dhënë ndihmën e tij klubit për garën drejt titullit kampion.
[caption id="attachment_687528" align="alignnone" width="593"] Gjuri i Patrick pas operacionit[/caption]