Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shpresat zbresin në fushë, djemtë e Alban Bushit tentojnë fitoren ndaj Rumanisë

Shkruar nga NEWSPORT
Shpresat zbresin në fushë, djemtë e Alban Bushit tentojnë

Jo vetëm kombëtarja A, në fushë ditën e sotme do të zbresin edhe kuqezinjtë e Alban Bushit. Shpresat do të duelojnë me Rumaninë, sfidë që do të startojë në orën 19:30.

Kjo përballje është shumë e rëndësishme për ekipin U-21 që do të kërkojnë një tjetër fitore në kualifikueset e Euro 2025. Bushi ka fatin e mirë të ketë të gjithë lojtarët gati dhe do të mund të zgjedhë 11-shen më të mirë ndaj rumunëve, ku do të kërkojnë 3 pikët në stadiumin “Giulesti” të Bukureshtit.

Kujtojmë se aktualisht kombëtarja e Shpresave mban vendin e parë në grupin E me 9 pikë, teksa i aka dalë që pas 4 ndeshjet të sigurojë 3 fitore dhe një humbje. Në vendine dytë ndodhet Zvicra me 7 pikë, teksa pas saj vjen Rumania me 6 pikë. Finlanda dhe Mali i Zi kanë nga 3 pikë, ndërsa Armenia mban vendin e fundit me 1 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga