Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndizen shpresat për Dinamon, Allmuça tregon projektin e "nëndetëses"

Shkruar nga NEWSPORT
Ndizen shpresat për Dinamon, Allmuça tregon projektin e

Igli Allmuça, trajneri i skuadrës dinamovite ka folur për gjendjen e skuadrës së tij. Sipas tij, drejtuesit e Dinamos i kanë idetë e qarta në kokë për sezonin e ardhshëm. Edhe pse nuk janë grumbulluar, lojtarët vazhdojnë stërvitjet e tyre individuale.

" Jemi akoma me pushime, por kjo nuk do të thotë që jemi vonë me riorganizimet apo strukturimet e skuadrës, pasi lojtarët bëjnë stërvitje individuale. Gjithashtu ne si drejtues nuk kemi ndenjur duarkryq, pasi i kemi idetë e qarta për skuadrën e sezonit që vjen. Do të ruajmë lojtarët bazë të ekipit, pra boshtin e skuadrës. Në varësi të mungesave që kemi, do të marrim lojtarë të rinj për t'i plotësuar. Organizimi do të jetë gradual, pasi ka disa futbollistë që nuk janë liruar ende nga ekipet e Superiores. Ata pak lojtarë që janë larguar nga Dinamo do të zëvendësohen më së miri, por akoma nuk ka emra konkretë që në të jemi në bisedime.

Kam parë futbollistë të ndryshëm që lidhin veten e tyre me Dinamon. Por u bëj thirrje të gjithëve që mos ta përdorin emrin e Dinamos si trampolinë, pasi nuk është e ndershme. Gjej rastintë sqaroj gjithë dinamovitët që skuadra i ka idetë e qarta në merkato. Asnjë nga lojtarët që përflitet nuk ka pasur kontakte me drejtuesit e Dinamos. I vetmi lojtar që ne kemi biseduar ka qenë portieri Ibrahim Bejte, me të cilin ne ramë dakord që nëse nuk shkonte te ndonjë ekip më i mirë i Superiores, ai do të vinte te Dinamo. Por ai shkoi te Flamurtari, kështu që nuk u realizua kalimi. Çdo lëvizje që Dinamo të bëjë do të njoftohet në mënyrë permanente publikikisht", deklaroi për "Panorama Sport" Igli Allmuça.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga