
Në Nyon të Zvicrës pas hedhjes së shortit të Champions League u hodh shorti për Europa League , ku skuadrat e kualifikuar në çerekfinale mësuan edhe kundërshtarët e tyre në këtë fazë.
Juventus, Manchester United, Sevilla, Leverkusen, Union Saint Gilloise, Sporting, Roma dhe Feyenoord mësuan pengesën e radhës drejt finales. Përsëritet finalja e Conference League e zhvillua në "Air Albania" mes Romes dhe Feyenoord. Ndërkohë United "peshkoi" Sevillën, Bayern Leverkusen u vu përballë ndaj Union, ndërsa Juventusi kundër Sportingut, skuadër që eliminoi Arsenalin.
Çiftet në çerekfinalen e Europa League:
Manchester United - Sevilla
Juventus - Sporting
Bayern Leverkusen - Union Saint Gilloise
Feyenoord - Roma
Çiftet në gjysmëfinalen e Europa League:
Juventus - Sporting/ Manchester United - Sevilla
Feyenoord - Roma/ Bayern Leverkusen - Union Saint Gilloise
Kujtojmë se çerekfinalet do të zhvillohen me 13 dhe 20 prill, ndërsa gjysmëfinalet më 18 maj. Oraret do të jenë të zakonshmet: 18:45 dhe 21:00.