Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

25 gola në 4 ndeshje, Vllaznia “fshin” rivalin, nuk tregojnë “mëshirë” as Egnatia dhe Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
25 gola në 4 ndeshje, Vllaznia “fshin” rivalin, nuk
Kampionati i vajzave

Ndeshja Lushnja – Partizani uli siparin e javës së 13-të të kampionatit të futbollit të vajzave, me të kuqet që triumfuan 0-4 në transfertë. Një fitore bindëse që i mban në garë të fortë për një vend në katërshen e “Final 4”.

Në krye vijon të qëndrojë Vllaznia, që regjistroi një tjetër paraqitje dominuese, duke mposhtur me shifrat e thella 14-0 ekipin e Kinostudios. Shkodranet konfirmojnë kështu statusin e pretendentes kryesore për titull.

Ndërkohë, Gramshi siguroi një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Apolonisë, duke triumfuar minimalisht 0-1 në një sfidë të luftuar deri në fund. Tre pikë të vlefshme arriti edhe Egnatia, që fitoi me rezultatin e pastër 6-0 ndaj Atletik Klub, duke forcuar pozitat në renditje.

Java 13

Kinostudio 0-14 Vllaznia

Apolonia 0-1 Gramshi

Egnatia 6-0 Atletik Klub

Lushnja 0-4 Partizani

Poll

Lexo gjithashtu