Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Gola, përmbysje dhe një karton i kuq! Shqipëria e Grimës me "pesë yje", vajzat kuqezi "shpartallojnë" rivalet e Malit të Zi dhe prekin "play-off"-in e Botërorit

Shkruar nga NEWSPORT
Gola, përmbysje dhe një karton i kuq! Shqipëria e Grimës me
Shqipëri - Mali i Zi (Foto e gjeneruar me AI)

Kombëtarja shqiptare e vajzave nuk është kursyer aspak përballë Malit të Zi, në kuadër të ndeshjes së tretë kualifikuese të Botërorit 2027. Sfida e zhvilluar në stadiumin "Loro Boriçi", përfundoi në shifrat 5-2 në favor të kuqezinjve.

Edhe pse takimi nisi në disavantazh, ku Desic shënoi të parin e këtij takimi, Megi Doçi reagoi shpejt nga pika e bardhë duke rikthyer ekuilibrat. Megjithatë, miqtë gëzojnë sërish përmes Dokovic në minutën e 45-të, përpara se Fortesa Berisha t'i çonte në topin në rrjetë në shtesën e 4-të të pjesës së parë.

Pjesa e dytë ishte e rezervuar e gjitha për vajzat kuqezi të cilat shënuan tri gola të tjerë, ku fillimisht Doçi kompletoi dopietën, përpara se Gresa Berisha ta dërgonte Shqipërinë në 4-2. Për të vulosur verdiktet e fundit, mendon Arbiona Bajraktari në minutën e 70-të, gol që i jep dhe një sukses të merituar skuadrës kombëtare në këtë fushatë kualifikuese.

Me këtë rezultat, Shqipëria siguron kualifikimin në raundin e parë të play-off-it të kualifikueseve të Botërorit 2027 për vajza, konfirmon qëndrimin në Ligën B dhe vendos një rekord të ri, duke grumbulluar për herë të parë 7 pikë në një grup të Ligës B. Takimi tjetër mes këtyre të dyjave përfundoi 0-1 në favor të çekeve. 

Shqipëri 5-2 Mali i Zi (Doçi 24' (pen), 63', F.Berisha 45'+4, G.Berisha 67', Bajraktari 70'/ Desic 20', Dokovic 45')

Botërori 2027: Grupi B1

Stadiumi:"Loro Boriçi"

Arbitër: Emily Heaslip (angleze)

 

FORMACIONET ZYRTAR: 

SHQIPËRIA (4-3-3): Spahiu; Hamonikaj, Bajraktari, Hila, Curraj, Franja, Levendi, Zarka, Berish, Doci, Metalla. Trajner: Armir Grima.

MALI I ZI (4-3-3): Kalac; Bozic, Bulatovic, Saranovic, Popovic, Stanovic, Djokovic, Janjusevic, Toskovic, Tomasevic, Desic. Trajner: Mirko Maric.

 

NDESHJA

Mbyllet ndeshja, Shqipëri 5-2 Mali i Zi. 

70' GOL Shqipëria! 5-2 për Shqipërinë, golin e shënon Arbiona Bajraktari. 

67' GOL Shqipëria! Shënon Gresa Berisha për të katërtin e kësaj sfide. 

63' GOL Shqipëria! Shënon të dytin personal Megi Doçi për avantazhin e kuqezinjve. 

Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

45'+4 GOL Shqipëria! Shënon Fortesa Berisha për 2-2. 

45' GOL Mali i ZI! Shënon Jasna Dokovic. 

24' GOL Shqipëria! Megi Doçi nuk gabon nga pika e bardhë dhe rikthen ekuilibrat. 

21' Penallti për Shqipërinë, Mali i Zi mbetet me një lojtare më pak pasi Ajsa Kalac ndëshkohet me kartonin e kuq. 

20' GOL Mali i Zi! Shënon Medina Desic. 

1' Shkelmohet topi në "Loro Boriçi", nis sfida mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Poll

Lexo gjithashtu