Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Partizani “ngec” pa Kërnajën, “magjia” e kapitenit nuk mjafton për të marrë 3 pikët! Teuta me “fat” në fund

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Partizani “ngec” pa Kërnajën, “magjia”
Teuta - Partizani

Teuta dhe Partizani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 2-2.

Dy golat për ekipin e kuq, u shënuan nga Xhuliano Skuka dhe Altin Bytyçi. Në krahun tjetër, durrsakët shënuan dy herë me anë të mbrojtësit Vasilis Zogos.

Kështu, Partizani shkon në kuotën e 44 pikëve dhe mbetet në vendin e katërt. Në krahun tjetër me 38 pikë, Teuta mban vendin e 6-të.

Teuta 2 – 2 Partizani (Zogos 36', 49' / Skuka 16', Bytyçi 55')

90+' Përfundon ndeshja Teuta - Partizani me shifrat 2 - 2.  

75' - Partizani "fliton" me golin, Atanaskoski rrezikshëm nga goditja e dënimit.

54' - Bytyçi hap "llogaritë" e ndeshjes, 2 - 2 në Teuta - Partizani.

49'- Zogos "makth" për Partizanin, gjen golin e 2-të te Teuta. 

46' - Nis pjesa e dytë.

45' - Mbyllet pjesa e parë në "Niko Dovana".

36' - Teuta gjen baraspeshën, shënon Zogos.

16' - Xhuliano Skuka "trondit" Teutën, sulmuesi dibran "vrastar" me kokë. Partizani kalon në avantazh.

 

5' - Teuta i fut të "drihurat" Partizanit, i shpëton nga goli i sigurtë Qirko.

1’ - Shkelmohet topi i parë në Durrës, nis dueli mes Teutës dhe Partizanit.

 

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Selmani, Zhongo, Jazxhi, Përgjoni, Toli, Votlai, Ismajli, Maçolli, Boçi, Arifi, Daci.

Trajner: Enkeleid Dobi.

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Sembene, Martinez, Qaka, Ismaili, Murataj, Human, Skuka, Sidibe.

Trajner: Realf Zhivanaj.

“Abissnet Superiore”: Java 29

Stadiumi: “Niko Dovana”

Arbitër: Albert Doda

 

Poll

Lexo gjithashtu