"Frikë për dështim, dy blerje nuk duken te Flamurtari".
Ishte ky titulli i artikullit të një prej mediave sportive më të mëdha në Shqipëri, "Panorama Sport", duke bërë edhe xhiron e rrjeteve sociale. Në artikull, thuhej se dy blerjet e fundit të vlonjatëve, Lirim Mema dhe Semir Bajraktarevic nuk ishin bashkuar në asnjë seancë stërvitore, çka ka ngjallur reagimin e klubit kuqezi.
Përmes një reagimi zyrtar, klubi i Flamurtarit ka hedhur poshtë këtë aludim të gazetarit, të cilën e ka cilësuar si FAKE News dhe që sulmon ekipin. E në të tilla kushte, kur gazetari Ermal Sika, gjithmonë sipas klubit, e sulmon shpesh Flamurtarin, klubi ka marrë masa kundrejt tij, duke prishur akreditimin e gazetarit.
Reagim zyrtar !
"Flamurtari Football Club u njoh mëngjesin e sotëm me një tjetër shpifje të gazetarit Ermal Sika në gazetën " Panorama Sport ".
Siç tashmë është bërë zakon, ky gazetar vazhdon të prodhoj lajme FAKE Neës dhe të sulmojë ekipin tonë.
Siç është edhe shpifja e radhës ku lojtarët Semir Bajraktarevic dhe Lirim Mema nuk nuk kanë mbëritur ende në Vlorë.
Lojtari Semir Bajrakarevic ka zhvilluar stërvitjen e ditës së djeshme me ekipin kurse Lirim Mema ndodhet në Vlorë dhe sot bashkohet me ekipin ."
"Duke marr shkak nga lajmet e përsëritura FAKE NEËS , ku prishet imazhi i Flamurtari Football Club, edhte pas njoftimeve zyrtare të derguara në redaksinë e Panorama Sport për lajmet FAKE Neës, njoftojmë prishjen e akreditimit me gazetarin Ermal Sika . Gjithashtu ftojmë opinionin publik dhe tifozerinë vlonjate mos të bien preh e mashtrimeve të lajmeve të tilla.
Flamurtari Football Club vazhdon punën për nisjen e edicionit të ri të kampionatit Kombëtar"-mbyllet njoftimi.

