"Mbreti" i paparacëve në Itali, Fabrizio Corona, i njohur për video-skandalet që publikon shpeshherë në rrjet, ka plasur “bombën” e radhës. Në videon e publikuar së fundmi nga Corona, shfaqet ish-futbollisti i Milan, francezi Theo Hernandez.
Ky i fundit shihet të jetë duke shijuar një festë të “shthurur” nën shoqërinë e eskortave. Ndërkohë që Theo nuk është i vetmi ish-futbollist i Milanit në video, pasi në të njëjtin ambient “kapet mat” edhe Samu Castillejo, të cilët thithin edhe tullumbacet me substanca të ndaluara, që të “detyrojnë” të qeshësh.
Sipas burimit të njëjtë, pra Fabrizio Coronas, parti është organizuar nga vetë Theo Hernandez, i cili ka siguruar të gjitha mjetet dhe ka porositur eskortat.
Edhe lojtarë të tjerë si Calhanoglu, Brahim Diaz, Donnarumma, Tonali, Leao dhe Ibrahimovic janë përmendur nga Corona, si pjesëmarrës në këtë festë të “çmendur” që po bën xhiron në rrjet. Madje Zlatan, sot mban rolin e zyrtarit të lartë në klubin e Milanit, më saktë Këshilltar i Klubit.
View this post on Instagram
