Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Jo vetëm freskia fizike, Vllaznia favorit përballë Dinamos edhe prej së shkuarës

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm freskia fizike, Vllaznia favorit përballë Dinamos edhe
Ilir Daja - Edi Martini/ Fotomontazh

Vllaznia dhe Dinamo do të përballen të shtunën e 16 majit, në kuadër të sfidës së parë të fazës “Final Four” në Superiore. Dueli që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë prej orës 19:00.

Një sfidë në të cilën dinamovitët shkojnë të motivuar pas fitimit të Kupës, por pikët ua “presin krahët”. Kjo pasi diferenca me kreun është 7 pikë dhe janë vetëm 3 ndeshje për t’u luajtur.

Pavarësisht motivimit pas triumfit në Kupë, te Vllaznia dinë si mposhtet Dinamo dhe mund të cilësohen favoritë. Kjo jo vetëm për të shkak të freskisë fizike, por edhe për të shkuarën.

Në 35 ndeshje në të cilat këto dy ekipe janë përballur, Vllaznia ka fituar 14 prej tyre. Në krahun tjetër Dinamo ka triumfuar 10 herë, ndërsa 11 sfida të tjera kanë përfunduar në baraspeshë.  

Poll

Lexo gjithashtu