
Sot, do të luhen dy ndeshje të rëndësishme për turin e tretë kualifikues të Europa League. Ndërsa Shqipëria i ka sytë nga sfida e javës së ardhshme të Tiranës në Zvicër ndaj Young Boys, Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Kosovës, janë dy ekipet e tjera shqiptare që luajnë sot takimet e "jetës".
E para e nis Shkëndija e Tetovës, që në orën 20:00 do të luajë ndeshjen e luksit kundër gjigantit anglez të Tottenham. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin "Todor Proeski" të Shkupit. Në letër, kuqezinjtë e Ernest Gjokës janë jofavoritë, mirëpo në sfida teke luhet gjithçka për gjithçka.
Pas Shkëndijës kuqezi, do të zbresë në fushë kampionia e Kosovës. Në orën 20:30, Drita do të përballet me Legian e Varshavës në transfertë. Edhe për ekipin e drejtuar nga Nuhiu gjithçka është e vështirë, megjithatë verdiktin final do ta vendosë fusha e blertë.