Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Doni të testoni aftësitë tuaja si shofere? Garë dy-ditore dhe VETËM për femra, starton nga Sheshi "Skënderbej"

Shkruar nga NEWSPORT
Doni të testoni aftësitë tuaja si shofere? Garë dy-ditore

Doni të merrni pjesë në një event të veçantë? "Princess Rally" mund të jetë gara që ju keni kërkuar. Prej 5-vitesh në kryeqytet, ky do të jetë edicioni i gjashtë i tij, falë organizimit nga Bashkia Tiranë.

Princess Rally është një garë që është krijuar në vitin 1929 me "Paris Saint-Raphael Ladies Rally" dhe që atëherë është zhvilluar pothuajse çdo vit dhe ka krijuar një traditë në shumë vende të botës. Ky është edicioni i gjashtë i këtij organizimi në Shqipëri dhe pas suksesit të garave të para, do të vijë në një format më të madh, të gjatë dhe më të plotë.

Princesses Rally është një garë me makina në të cilën do të marrin pjesë vetëm femra dhe është eventi i motor-sportit në Shqipëri i menduar dhe i krijuar posacërisht për femra dhe sipas shijes së tyre. Ky event zgjat dy ditë dhe do të startojë nga Sheshi Skënderbej për të përfunduar në Gjirokastër. Më poshtë gjeni linkun në të cilin mund të regjistroheni për t'u bërë pjesë e këtij eventi të veçantë organizuar nga Bashkia e kryeqytetit.

REGJISTROHU KËTU: http://princess.rallyalbania.org/?fbclid=IwAR1dODTZUbLa7co16b3oHDtyCaA9HHItu-OWCGpKG70_JEMYxmfSsiUTj5k

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga