Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

E TRISHTË/ Qëllohet me armë duke drejtuar makinën, ndërron jetë basketbollisti 20-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
E TRISHTË/ Qëllohet me armë duke drejtuar makinën,
Andre Bell

Një tragjedi ka ndodhur në SHBA, ku është vrarë një 20-vjeçar. Andre Bell, i cili ishte një basketbollist ka ndërruar jetë.

Viktima ishte gjithashtu një student dhe basketbollist i Universitetit Fisk në SHBA. Bell po kthehej në kampus së bashku me dy miq, kur një person ende i paidentifikuar qëlloi ndaj automjetit të tij, duke e goditur për vdekje. Bell u transportua me urgjencë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë dy miqtë e tij kanë marrë plagë, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Për këtë rast kanë nisur hetimet, me policinë që do te zbardhë edhe shkaqet e kësaj tragjedie.

Poll

Lexo gjithashtu