Kombëtarja e Futsallit do të luajë dy ndeshje miqësore këtë muaj. Më 17 dhe 18 dhjetor, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli do të zhvillojnë dy takime miqësore kundër Turqisë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se takimi i parë është planifikuar të luhet më 17 dhjetor në ora 12:00, ndërsa një ditë më pas do të luhet edhe ndeshja e dytë në të njëjtën orë.
Më 15 dhjetor, kuqezinjtë e Futsallit dhe stafi shqiptar do të udhëtojnë drejt Turqisë ndërsa në ditët në vijim, trajneri Resuli do të bëjë publike edhe listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy sfida miqësore.
Turqi – Shqipëri , 17 dhjetor, ora 12:00 (CET), stadiumi “Gazanfer Bilge Sports Hall”
Turqi – Shqipëri , 18 dhjetor, ora 12:00 (CET), stadiumi “Gazanfer Bilge Sports Hall”
