Elbasani – Partizani është një nga duelet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Përballje kjo që do të luhet ditën e mërkurë në orën 16:30 në “Elbasan Arena”.
Një ndeshje shumë e luftuar mes dy ekipeve pritet të jetë në fushën e lojës. Kjo pasi edhe përballje e këtij sezoni kanë treguar se do të jetë mjaft delikate. Në 3 duelet e fazave të para të kampionatit, kemi parë vetëm 1 fitore.
Verdheblutë kanë mundur të mposhtin të kuqtë të ndeshjen e parë të këtij sezoni me shifrat 1-0, teksa dy duelet e tjera mes tyre kanë përfunduar në barazim 0-0 dhe 2-2. Të mërkurën do të jetë e një tjetër specifike, pasi të dyja ekipet synojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Kupën e Shqipërisë dhe mbetet të shihet se në favorin e cilës skuadër do të shkojë dueli i çerekfinales.
Oltijon Kërnaja do të tentojë fitoren dhe për t’i dhënë “fund” këtij problemi, ndërkohë nga krahu tjetër Ivan Gvozdenovic luan “all-in” vetëm për fitoren.
