Distria Krasniqi
Distria Krasniqi vazhdon t’i sjellë Kosovës medalje. Xhudistja ia doli të sigurojë medaljen e artë në Francë në Grand Slamin e Parisit, në kategorinë deri 52 kilogramë. Para rreth 15 mijë shikuesve në Açor Arena, Distria mposhti në finale spanjollen Ariane Toro Soler për 27 sekonda me një hedhje të bukur.
Distria ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti francezen, Alicia Marques. Në çerekfinale mposhti brazilianen Larissa Pimenta, ndërsa në gjysmëfinale francezen Amandine Buchard.
Kujtojmë se kjo është medalja e artq e katër e fituar në Paris, pasi në të kaluarën ka fituar në 2020, 2023 e 2024. Në këtë mënyrë Krasniqi vazhdon të mbajë lart flamurin e Kosovës në turnet e rëndësishëm.
Poll
